Tifozët e Unitedit sulmojnë shtëpinë e drejtorit Ed Woodward, policia nis hetimet

Tifozët e Unitedit sulmojnë shtëpinë e drejtorit Ed Woodward, policia nis hetimet

Drejtori i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka qenë viktimë e protestave të tifozëve të zemëruar të klubit në shtëpinë e familjes së tij.

Mediumi The Sun tregon fotografi tronditëse të një bande prej rreth 30 tifozëve – disa prej të cilëve besohet se janë anëtarë të grupit famëkeqe të huliganëve “Men In Black” të Unitedit – duke synuar rezidencën e Woodward e cila vlen dy milion funte.

Bandat e tifozëve u mblodhën jashtë portave të mëdha në hyrje të pronës së drejtorit të klubit të martën natën.

Woodward, gruaja e tij dhe fëmijët nuk besohet të kenë qenë në shtëpi gjatë incidentit.

Dhe kur askush nuk u përgjigj, ata filluan të gjuajnë me bojë të kuqe mbi dyer, ashtu sikurse edhe me fishekzjarrë, të cilat i gjuanin në oborr.

Një burim i tha The Sun se Woodward nuk ka punuar dhe duhet të largohet.

“Woodward ka qenë një katastrofë si drejtor ekzekutiv dhe duhet të largohet nga klubi”.

“Shumë njerëz e kanë thënë atë, por ai duket se nuk e dëgjon – ndoshta sepse ai po paguhet katër milion funte në vit”.

“Kështu që vendosëm t’i bëjmë një vizitë për t’i thënë në fytyrë atij. Ne nuk kemi biseduar me të, por shpresojmë se ai do ta marrë mesazhin sepse nuk do të largohemi dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa klubi ynë është shkatërruar”, ka thënë ky burim i The Sun.