
Të dielën, kryesia e klubit të futbollit Arbëria, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje duke e lënë klubin në dorë të kryesisë së fshatit.
Tifozët e skuadrës nga Dobraja e Lipjanit kanë njoftuar protestë të hënën nga ora 19:00, për të përkrahur drejtuesit e skuadrës, ata që e ngritën në Superligë.
Ky është njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Ju njoftojmë të gjithë tifozerinë dhe ata njerëz që e përkrahin klubin tonë që të marrin pjesë në protestën e organizuar për ta përkrahur kryesinë e klubit dhe presidentin.
Ata që nuk ja duan të mirën klubit nuk do të kenë vend në mesin tonë. Ne jemi me ju!
/Insajderi.com/