Tifozët madrilen shohin Raul Gonzalezin si pasues të Zidane në pankinë

Tifozët madrilen shohin Raul Gonzalezin si pasues të Zidane në pankinë

Hipotezat mbi largimin Zidane janë ende të nxehta dhe me shumë mundësi tekniku francez nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me madrilenët sezonin tjetër, njofton Insajderi.

Janë përfolur shumë emra që mund të marrin drejtimin e Realit, por ata që kanë surprizuar kanë qenë vetë tifozët madrilen të cilët në një sondazh të mbajtur nga gazeta spanjolle “Marca”, kanë zgjedhur emrin e Raul Gonzales si trajner të ardhshëm të Real Madrid.

Raul mori 57% të votave kundrejt 10% teknikut italian, Masimiliano Allegri, i cili kohët e fundit është përfolur shumë për një afrim tek gjigandët spanjollë.

Sigurisht kjo zgjedhje e tyre vjen si rrjedhojë e karrierës së ish-sulmuesit spanjoll i cili ka luajtur për 14 sezone me “Los Blancos”. Aktualisht 43 vjeçari punon si ndihmës në akademinë e 19 vjeçarëve të Realit duke pasur marrëdhënie shumë të mira me klubin. /Insajderi.com