
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po bëhet gati për tri ndeshjet e shtatorit të cilat i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
“Dardanët” fillimisht më 2 qershor do të luajnë si mysafirë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa më 5 dhe 8 shtator e presin Greqinë dhe Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për dy ndeshjet e fundit, tifozët pritet të kthehen në stadium për t’i mbështetur nga afër, përkrahje kjo që iu ka munguar tash e sa kohë.
Në bazë të udhëzimeve për mbrojtjen nga COVID-19, të gjithë tifozët që duan të jenë të pranishëm në stadium, duhet të kenë vërtetim se janë të vaksinuar ose nuk janë të infektuar.
Lajmin për “Demokracia.com” e ka konfirmuar vetë kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.
“Krejt tifozët që dëshirojnë të vijnë me i pa ndeshje e shtatorit duhet gjithqysh me pas njërin prej vërtetimeve që janë udhëzime prej Qeverisë. Në veri tek tifozët sektorin ku jemi ne, do t’i pajisim me biletë vetëm ata që e kanë kartonin e vaksinimit”, tha fillimisht Berisha, duke shprehur që ndihet i lumtur që më në fund do të kenë mundësi ta mbështesin ekipin e Kosovës./Insajderi.com