Skuadra e Besart Berishës, Melbourne Victory luajti një ndeshje emocionuese ndaj skuadrës lidere të ligës australiane, Sydney FC, mirëpo vëmendje të madhe në këtë takim morri një penallti e humbur se sulmuesit nga Kosova.
Berisha humbi një penallti në minutën e 25′ të ndeshjes, duke shpërdoruar rastin më të mirë që ta kalojë Melbournennë epërsi.
Pas penalltisë së humbur, Berisha u “sulmua” nga futbollistët e skuadrës kundërshtare, të cilët e provokuan me fjalë.
Goditja e shqiptarit përfundoi lartë mbi portën e Sydneyt dhe kjo ngjalloi reagime edhe nga tifozët e futbollit australian në rrjetet sociale, raporton Insajderi.
“Penalltia e Berishës sapo mbërriti në oborrin tim”, shkruante një tifoz në Twitter.
“Topi sapo zbriti në South Morang Victoria – faleminderit për topin Besart Berisha”, ishte reagimi në Twitter i tifozit të Melbourne Victoryt, me emrin Peter.
Disa tifoz e kanë krahasuar penalltinë e sulmuesit të ri të Kosovës, me atë të Sergio Ramosit në gjysmë-finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012 ndaj Bayernit.
Berisha gaboi nga pika e bardhë në minutën e 25-të, kur shifrat ishin ende 0-0. Më pas Melbourne arriti të kalonte në avantazh me anë të Austin në minutën e 41-të, por vendasit përmbysën rezultatin në pjesën e dytë falë dopietës së Carneyt duke fituar ndeshjen me shifrat 2-1.