
Golfisti i njohur Tiger Woods muajt e fundit pati një incident rrugor ku u arrestua nga policia e Floridës, për shkak se ishte duke vozitur makinën nën ndikimin e alkoolit.
Tani me raportin e ri të lëshuar nga policia, u kuptua se Woods kishte pesë lloje të drogave në trup kohën kur u arrestua, duke përfshirë hapa qetësues dhe THC – kemikali kryesor përbërës i marihuanës.
Policia bëri publike raportin e toksikologjisë nga arrestimi i 29 majit, kur Woods u gjet pa vetëdije me veturën e ndalur anash rrugës, shkruan TMZ.
Raporti tregon se Tiger ka dalë pozitiv në Hydrocodone (ilaç kundër dhimbjes), Hydromorphone (ilaç i fuqishëm i quajtur Dilaudid), Alprazolam (apo Xanax), Zolpidem (pilula gjumi e njohur edhe si Ambien) dhe THC.
Justifikimi i Woods për incidentin e tij ishte se “nuk kam qenë i vetëdijshëm se përzierja e barnave mund të ndikojnë aq fort.”/Insajderi.com