Tigres është fituesi i Champions League në zonën e CONCACAF

Tigres është fituesi i Champions League në zonën e CONCACAF

Klubi meksikan Tigres mundi skuadrën amerikane Los Angeles FC 2:1 duke fituar sot (të mërkurën) trofeun në Ligën e Kampionëve CONCACAF, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin Exploreoria të Orlandos, asnjë nga skuadrat nuk arriti të shënojë dhe gjysmë pjesa e parë përfundoi pa gola.

Por, sulmuesi uruguajian Diego Rossi shënoi golin e parë në minutën e 61-të për Los Angeles FC.

Në minutën e 72, Tigres barazoi ndeshjen me golin e Hugo Ayala, kurse ylli francez Andre-Pierre Gignac shënoi golin e fitores në minutën e 84, duke shënuar rezultatin përfundimtar 2:1.

Pas fitores, Tigres fitoi titullin e parë në Ligën e Kampionëve CONCACAF dhe rezervoi një biletë për Kupën Botërore të Klubeve FIFA në Katar.

Një ekip tjetër ekip meksikan, Club America, janë më të suksesshmit në Ligën e Kampionëve, duke fituar shtatë herë trofeun e lartë, e fundit ishte në vitin 2016.

Liga e Kampionëve CONCACAF, e cila mbahet çdo vit, është një turne kontinental futbolli i organizuar nga Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe konfederata e Karaibeve, ndërsa skuadra fituese kualifikohet për Kupën Botërore të Klubeve FIFA. /Insajderi.com