Trump ka kërcënuar se do ta ndalojë krejtësisht TikTok-unë në SHBA, për shkak të rrezikut që përbën ky aplikacion kinez për sigurinë nacionale.
Nga aplikacioni TikTok kanë deklaruar se do të ndërmarrin masa ligjore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Donald Trump urdhëroi firmat amerikane të ndalojnë së bëri biznes me aplikacionin kinez, njofton Insajderi.
Kompania ka thënë se është “shokuar” nga vendimi i Donlad Trump.
Nga TikTok kanë deklaruar se “do të ndjekim të gjitha mjetet juridike në dispozicion për t’u siguruar që të mos shkelet ligji”.
Trump përveç për TikTok-un ka marrë një vendim identik edhe për aplikacionin tjetër kinez WeChat, çka përbën një nga eskalimet më të mëdha të marrëdhënieve në mes të Uashingtonit e Pekinit.
Nga WeChat kanë thënë se “po e analizojmë vendimin që të kemi kuptueshmëri të qartë të tij”.
Trump ka kërcënuar se do ta ndalojë krejtësisht TikTok-unë në SHBA, për shkak të rrezikut që përbën ky aplikacion kinez për sigurinë nacionale.
Tani kompania po shikon që biznesin e saj në SHBA, t’ia shesë Microsoftit dhe kanë afat deri me 15 shtator që të arrin një marrëveshje.
Administrata e Trump pretendon se qeveria kineze ka akçes në të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut, por kompania ka mohuar diçka të tillë.