TikTok po lufton për të hequr një video grafike të një vetëvrasje të transmetuar drejtpërdrejt, pasi pamjet u ngarkuan në platfromë të dielën në mbrëmje nga Facebook, ku u transmetua fillimisht, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Megjithëse pamjet u hoqën me shpejtësi nga TikTok, përdoruesit kaluan pjesën më të madhe të së hënës duke e ngarkuar përsëri, fillimisht e pandryshuar, por më vonë e inkorporuar në versione të ndryshme, që kanë për qëllim të shqetësojnë përdoruesit që hasin në të.
Disa përdorues të TikTok filluan të paralajmëronin ndjekësit e tyre që të shikonin kornizat e hapjes së videos, të cilat shfaqin një burrë me flokë të gjatë dhe një mjekër gri, dhe menjëherë lëvizin tutjte nëse shohin pamjet. Por shumë raportuan se ishin kuriozë për pamjet si rezultat dhe i kërkuan ato, vetëm për të mbetur të shqetësuar dhe të mërzitur nga ajo që panë.
TikTok konfirmoi se po heq pamjet ndërsa i gjen. “Të dielën në mbrëmje, klipet e një vetëvrasjeje që fillimisht ishin transmetuar drejtpërdrejt në Facebook qarkulluan në platforma të tjera, përfshirë TikTok,” tha një zëdhënës.
“Sistemet tona, së bashku me ekipet tona të moderimit, kanë zbuluar dhe bllokuar këto klipe për shkeljen e politikave tona ndaj përmbajtjes që shfaq, vlerëson, glorifikon ose promovon vetëvrasjen. Ne po ndalojmë llogaritë që vazhdimisht përpiqen të ngarkojnë klipe dhe i vlerësojmë anëtarët e komunitetit tonë të cilët kanë raportuar përmbajtje dhe kanë paralajmëruar të tjerët kundër shikimit, përfshirjes ose ndarjes së videove të tilla në çdo platformë për respekt të personit dhe familjes së tyre”. /Insajderi.com