Tillerson: Koreja Veriore mund të tregojë se është e gatshme për bisedime vetëm në një mënyrë

Tillerson: Koreja Veriore mund të tregojë se është e gatshme për bisedime vetëm në një mënyrë

Sekretari i SHBA-së, Rex Tillerson, të hënën në një konferencë regjionale, në të cilën u bisedua edhe për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane, ka folur lidhur me testet nukleare dhe lëshimin e raketave nga ana e Koresë Veriore, raporton Washington Post.

Tillerson në këtë konferencë ka thënë se Koreja Veriore mund të tregojë se është gati për negociata duke ndaluar lëshimin e raketave.

Ai ka thënë se SHBA do të ulet në bisedime kur “kushtet janë të arsyeshme” për diskutim të denuklearizimit dhe hapave për të siguruar që Koreja Veriore të ndihet e sigurt dhe e suksesshme.

Sipas Tillerson, sanksionet e rënda të imponuara ndaj Koresë Verore tregojnë se bota është e bashkuar në dënimin e testeve të fundit raketore, dhe se mënyra më e mirë që mund ta shfaqë ai regjim i izoluar se dëshiron bisedime, është të ndalojë provokimet.

“Nuk ka kaluar kohë e gjatë ndonjëherë pa ndodhur që ata të marrin masa provokuese duke hedhur raketa balistike”, ka thënë ai. /Insajderi.com