Ai tha si shembull ligjin e privatësisë Evropiane GDPR dhe ndërsa sugjeroi që SHBA të adoptonin një ligj të ngjashëm, ai tha se edhe GDPR ka nevojë për përmirësime.

Tim Cook: Teknologjia mund t’i shkaktojë dëme të mëdha shoqërisë

CEO i Apple Tim Cook sugjeroi ditën e sotme se që një personi të zakonshëm ti mbrohet privatësia e të dhënave, teknologjia ka nevojë të rregullohet nga qeveritë e vendeve.

“Duhet të jemi të gjithë intelektualisht të ndershëm dhe të pranojnë se ajo çfarë po bëjmë nuk mjafton,” tha Cook në Samitetin Time 100 në Nju Jork tëMarten.

“Teknologjia duhet të rregullohet. Sot ka mjaftueshëm raste të cilat provojnë se pa shina, teknologjia mund të shkaktojë dëme të mëdha shoqërisë.”

Ai tha si shembull ligjin e privatësisë Evropiane GDPR dhe ndërsa sugjeroi që SHBA të adoptonin një ligj të ngjashëm, ai tha se edhe GDPR ka nevojë për përmirësime.

“Evropa ka bërë hapa përpara. GDPR është një hap në drejtimin e duhur,” tha Cook. Në lidhje me punën e kompanisë së tij në këtë drejtim ai tha se “Nuk mund të presim gjithnjë që qeveria të na i zgjidhë të gjitha problemet tona.”

Cook tha se kompania e tij nuk financon kandidatë politikë. Kur u pyet për rezultatet e një studimi që zbulonte sesa shumë njerëzit preknin ekranet e smartfonëve të tyre, me nënqeshje ai tha: “Nuk duhet ta bëni atë.”

“Nëse po shikoni më shumë telefonin sesa të shikoni të tjerë në sy, ka diçka që nuk po shkon. Ne nuk duam që njerëzit të qëndrojnë vetëm në telefonin e tyre. Nuk ka qenë kurrë synimi ynë.”