Tinejxheri që vrau dy persona në protestat në Wisconsin mbështetës i Trump-it: “Po bëja punën time”

Tinejxheri që vrau dy persona në protestat në Wisconsin mbështetës i Trump-it: “Po bëja punën time”

Një tinejxher është akuzuar për vrasjen e dy personave dhe lëndimin e një tjetri, gjatë protestave kundër policisë në Wisconsin, pas plagosjes së personit me ngjyrë në prani të fëmijëve, njofton Insajderi.

Kyle Rittenhouse dyshohet të ketë qëlluar tre persona të martën, pasi shpërthyen demonstratat, kur u qëllua me armë 29 vjeçari Jacob Blake.

17 vjeçari u ka thënë gazetarëve se “ishte puna ime” të ruaja ndërtesat në Kenosha kundër protestuesve.

Profili i tij në rrjetet sociale tregon se ai është mbështetës i Donald Trump dhe pasionant i politikave që janë në mbrojtje të armëve./Insajderi.com