Tinejxherja me sindromën Down fitoi betejën me kancer por e humbi atë me Coronavirus

Tinejxherja me sindromën Down fitoi betejën me kancer por e humbi atë me Coronavirus

Një vajzë 15 vjeçare nga Kentucky me sindromën Daun i mbijetoi një beteje me leukeminë vitin e kaluar. Por ajo nuk mundi dot COVID-19 – ajo vdiq nga virusi në fillim të kësaj jave, shkruan The Daily Beast, transmeton Insajderi.

Alexa Rose Veit u diagnostikua me virusin më 26 tetor; nëna e saj dhe gjyshërit gjithashtu u infektuan dhe u shtruan në spital.

“Shëndeti i Alexas vazhdoi të dobësohej dhe më në fund u vendos në një aparat për të ndihmuar të merrte frymë. Atëherë u përcaktua që mjekët kishin bërë gjithçka që mund të bënin për Alexa”, shkroi drejtori i agjencisë Travis Holder në një postim në Facebook.

“Të Shtunën nëna e Alexa u lëshua nga spitali në Paducah dhe nxituan në Nashville për të qenë pranë Alexa-së. Të Dielën, 15 Nëntor, 2020 Alexa u thirr në shtëpinë e Zotit”.

Ai tha se po ndante historinë e Alexa me shpresën për të bindur banorët vendas për të marrë masa paraprake dhe të mbajnë maskë. /Insajderi.com