Tirana eliminohet nga Young Boys

Tirana eliminohet nga Young Boys

Ekipi nga Shqipëria, Tirana, është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Evropës, pas humbjes së thellë nga ekipi Zvicëran, Young Boys, me rezultat 3 me 0, njofton Insajderi.

Christian Fassnacht realizoi golin e parë të ndeshjes në fund të pjesës së parë, ndërsa Jean Piere Nsame realizoi dy të tjerë në fillim të 45-minutëshit të dytë për fitoren e thellë të zviceranëve.

Nga minuta e 67-të, Tirana luajti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Agustin Torassas, gjë që e vështirësojë edhe më situatën në lojë.

Tirana ishte skuadra e vetme shqiptare e kualifikuar në këtë fazë./Insajderi.com.