Tirana me fat – kalon direkt në “play off”

Tirana me fat – kalon direkt në “play off”

Klubi i Tiranës, ka pasur fat të madh kur ka kaluar direkt në turin play-off, të Ligës së Europës, pra nuk do t’i duhet të luajë ndeshje në turin e tretë.

E gjithë kjo sepse UEFA ka shtuar një rregull, i cili saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë mes të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në play off dhe jo në turin e 3-të të kualifikimeve, njofton Insajderi.

E gjithë kjo pasi të ishte hedhur me short se cila nga këto 10 ekipe do të shkonte direkt në play off. Tiranës i ka buzëqeshur fati së bashku me Ludogoretsin që kanë kaluar direkt në play off.

Në rast se Tirana triumfon në ndeshjen e “play off”-it, atëherë ata sigurojnë pjesëmarrjen në grupet e Europa Ligë. Mbetet për t’u parë nëse Tirana do të përfitojë bonuset financiare të kalimit direkt të turnit, pasi kjo është një formulë e aplikuar për herë të parë nga UEFA dhe nuk ka shembuj se si është vepruar në të kaluarën./Insajderi.com.