Tirana shkarkon Egbon

Tirana shkarkon Egbon

Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, sidomos ditën e sotme pas eliminimit nga Kupa nga skuadra e Korabit, drejtuesit e Tiranës kanë vendosur t’i japin dorën teknikut Nigerian Emanuel Egbo, tekniku që bëri kampion sezonin e kaluar ekipin nga kryeqyteti, njofton Insajderi.

Njoftimin për shkarkimin e nigerianit, e ka bërë publik klubi i Tiranës me një postim në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falënderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të veçantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!”, thuhej një njoftimin e klubit.

Vendin e Egbosë te Tirana pritet ta marrë ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. /Insajderi.com