Kosova ka shënuar edhe fitoren e dytë bindëse në kuadër të “FIBA European Challanger” që po mbahet në Prishtinë, shkruan Shqip.com.
Basketbollistët kosovar kësaj radhe fituan kundër Moldavisë me rezultat 122:42 (34:14, 26:10, 37:3, 25:14), duke dominuar që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund.
“Dardanët” e rinjë e nisën për mrekulli këtë ndeshje, duke aplikuar lojë agresive që nga fillimi i ndeshjes, derisa në fund të çerekut të parë rezultati ishte 34:15.
Ata për asnjë minutë nuk u ndalën për të thelluar epërsinë, kurse pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 60:25.
Basketbollistët kosovar ishin të pandalshëm edhe në çerekun e tretë, ku për 10 minuta lejuan kundërshtarin të shënojë vetëm tri pikë, ndërsa ata shënuan 37, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 97:28.
Kosova dominoi lojën edhe në 10 minutat e fundit dhe thelloi epërsinë edhe më shumë, për të triumfuar me rezultatin përfundimtar 122:42.
Basketbollistët kosovar që u dalluan më shumë ishin: Arlind Konjuhi me 26 pikë, Eris Zeneli me 22 dhe Rron Dahsyla me nëntë pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja së Kosovës në ta ketë përball Gjibraltarit./Insajderi.com