Tjetër goditje për Barcelonën, lëndohet Luis Suarez

Tjetër goditje për Barcelonën, lëndohet Luis Suarez

Një ditë pas humbjes së dytë ndaj Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës një tjetër i hidhur vjen për skuadrën e Barcelonës, që ka marrë një tjetër goditje të rëndë.

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së djeshme në “Santiago bernabeu”, që do ta detyrojë të qëndrojë pushim të paktën një muaj.

Mediat spanjolle konfirmojnë se Suarez do të mungojë në tri javët e para të La Ligës ndaj Betis, Alaves dhe Espanyol e më shumë gjasa nuk do të jetë në fushë edhe në takimin e parë të Champions League.

Dëmtimi në gju duket serioz, aq sa mjeket nuk japin një datë të saktë se kur mund të rikthehet në fushë sulmuesi uruguajian, që ka gjasa të mungojë edhe pas një muaji, më 16 shtator, kur Barcelona të përballet me Getafe në kampionat.

Ky dëmtim ka detyruar Suarez të ngrejë “flamurin e bardhë” edhe në dy ndeshjet që kombëtarja e tij do të luajë ndaj Argjentinës dhe Paraguaj, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018, njofton telesport.

Tashmë Barcelona duhet të nisë sërish kërkimet për një sulmues, pasi Messi është i vetëm në repartin e avancuar pas këtij dëmtimi dhe lërgimit të Neymar.