
Një tjetër lojtar te Inter është infektuar me koronavirus. Sipas asaj që flitet në mediat italiane, bëhet fjalë për portierin italian, Daniele Padelli, njofton Insajderi.
Lajmin e ka publikuar vetë klubi i Interit në ëebsite-n e tij zyrtar, ku shkruajnë: “FC Internazionale Milano komunikon se Daniele Padeli ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas kontrolleve të kryera përpara sfidës së nesërme në orarin e drekës ndaj Atalantas. Portieri zikaltër është totalisht simptomatik dhe do të ndjekë nga sot procedurat e parashikuara të protokollit sanitar”, përfundon komunikata e klubit nga Milano. /Insajderi.com