Tmerr në Britani: Policia ka gjetur një kamion plotë me kufoma, arrestohet vozitësi

Policia në Eseks ka gjetur një kamion me 39 kufoma në të dhe e ka arrestuar vozitësin.

Tmerr në Britani: Policia ka gjetur një kamion plotë me kufoma, arrestohet vozitësi

Të gjitha kufomat ishin të njerëzve të rritur përveç njërës e cila ishte të moshës adoleshente. Vozitësi 25 vjeç nga Irlanda Veriore është arrestuar nën dyshim për vrasje.

“Ky është një incident tragjik në të cilin shihet se një numër i madh i njerëzve ka humbur jetën. Hetimet tona janë në zhvillim për të konstatuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë shefi i policisë Andrew Mariner.

Sipas tij, besohet se kamioni ka arritur në Angli nga Bullgaria.

“Identifikimi i viktimave është në zhvillim, por mendoj se kjo do të jetë procedurë e gjatë. Besojmë se kamioni nga Bullgaria ka hyrë në vend në Holilend të shtunën më 19 tetor dhe po bashkëpunojmë me partnerët tanë në hetime”, ka thënë Mariner./Insajderi.com.