Tmerr! Rrufeja e godet telefonin derisa ajo e xhironte stuhinë

Derisa Tracey Kutloul e xhironte stuhinë me telefon nga dritarja e saj as nuk kishte ëndërruar se çfarë do t’i ndodhë dhe çfarë do të xhiron.

Tmerr! Rrufeja e godet telefonin derisa ajo e xhironte stuhinë

Në një incizim të pabesueshme, të cilin e ka publikuar në Facebook shihet momenti kur telefonin e saj e godet rrufeja. Shanset që kjo të ndodhë janë një ndaj 700.000, dhe që kjo të ndodhë derisa e mban telefonin në dorë, janë edhe më të vogla. Mirëpo, Tracey ka përjetuar pikërisht këtë në Skoci dhe ka mbetur gjallë.

Ajo nga dritarja e banesës së vet e xhironte stuhinë, dhe më pas rrufeja e ka goditur telefonin dhe ia ka gjuajtur nga dora. Telefoni edhe më tutje vazhdoi të xhirojë, ndërsa në prapavijë të incizimit dëgjohet se si Tracey disa herë përsërit që e ka goditur rrufeja.

https://youtu.be/aoSLiRTif6k

“Desha ta xhirojë qiellin e errët, duke shpresuar se do ta zë ndonjë vetëtimë por nuk mendoja se ajo do të më godasë mua. Vetëtima e goditi mbajtësen e maskës së telefonit tim. Mendoj se kjo ma shpëtoi jetën, sepse përndryshe telefoni do të kishte shpërthyer”, ka thënë Tracey.

“Në fakt, shpërtheu një llambë elektrike në kuzhinë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se pas goditjes ka ndier dhembje të mëdha në dorën e majtë./Insajderi.com.