
Kamerat e sigurisë kanë incizuar një moment të tmerrshëm në Afrikën e Jugut.
Bandat kriminale kanë marrë peng një makinë, duke sulmuar shoferen. Vajza vetëm 19 vjeçe ishte duke shkuar për vizitë te një miku i saj në Johanesburg.
Dy banditë afrohen te makina dhe godasin në mënyrë kërcënuese.
Njëri prej tyre qëllon xhamin me tytën e pistoletës, shkruan “Daily Mail”. Më pas, ata e nxjerrin jashtë makinës duke e tërhequr nga flokët.
Policia lokale, pasi pa pamjet, ka arrestuar për 40 minuta keqbërësit. Ngjarja ndodhi në mes të ditës.