
Vetëm dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike, Qeveria japoneze ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Coronavirusit në Tokio, shkruan Insajderi.
Olimpiada pritet të vazhdohet pa prezencën e shikuesve në stadium, si dhe do të ketë limite tjera të mëdha në lëvizjen e sportistëve dhe qytetarëve.
Olimpiada “Tokio 2020” do të fillojë më 28 korrik dhe do të zgjasë deri më 8 gusht.
Këto gara ishin paraparë të mbaheshin vitin e kaluar, por për shkak të shpërndarjes së virusit COVID-19, ato u shtynë për këtë vit./insajderi.com