Tom Brady dhe Patriots shkruajnë historinë, kjo do të jetë përballja në Super Bowl

Tom Brady dhe Patriots shkruajnë historinë, kjo do të jetë përballja në Super Bowl

Tom Brady dhe New England Patriots kanë shkruar historinë duke arritur në Super Bowl për vitin e tretë radhazi.

New England Patriots janë futur në histori me fitoren ndaj Kansas City Chiefs në kohën shtesë të dielën, transmeton Insporti.

Pesë herë fituesit e Super Bowlit kështu bëhen vetëm ekipi i tretë në historinë e NFL, që e arrin Super Bowlin në tre sezone rresht.

Këtë e kanë bërë vetëm Miami Dolphins (në vitet 1971 – 1974) dhe Buffalo Bills (1990-1993).

Tom Brady me Patriots tani do të përballen me Los Angeles Rams në Atlanta, në ndeshjen e Superbowlit që do të luhet më 3 shkurt.

Super Bowl është ndeshja finale e futbollit amerikan që përcakton kampionin e NFL (Los Angeles Rams është kampioni i National Football Conference, kurse Patriots janë kampionët e American Football Conference.

Vitin e kaluar, ishte Philadelphia Eagles që triumfoi në përballjen e Super Bowlit ndaj New England Patriots. /Insporti.com