Tomas Tuchel: E merituam plotësisht fitoren

Tomas Tuchel: E merituam plotësisht fitoren

Paris Saint-Germain, fitoj mbrëmë në ndeshjen e çerekfinales, ndaj ekipit të Atalana-s, me një përfundim tejet dramatik, pasi deri në minutën e 90’, ata ishin në disavantazh, por për tre minuta, ata përmbysen gjithçka.

“Ishte ditëlindja e 50 e klubit dhe ne duhej të fitonim. Tashmë kemi fituar katër trofe në këtë sezon, që po bëhet i paharrueshëm për ne”, tha Tuchel, transmeton Insajderi.

“Kishim pak fat, e pranoj, por ne i kemi dominuar gjatë gjithë lojës, por goli nuk vinte. E dija se po të vinte goli i parë, do të vinte edhe i dyti menjëherë – këtë ia thash edhe asistentëve të mi.”, përfundoi Tuchel.

Paris Saint-Germain, do të mësoj sonte kundërshtarin e gjysmëfinales, pas ndeshjes në mes të RB Leipzig vs Ateltico Madrid./Insajderi.com.