Tonali ‘prezantohet’ para kohe te Inter

Tonali ‘prezantohet’ para kohe te Inter

Sandro Tonali është prezantuar si futbollist i ekipit Inter, sepse në televizionin kinez Suning PPTV, shihet mesfushori teksa del nga tufa e letrave të mbajtura në dorë nga Antonio Conte, veshur me fanellën zi-kaltër.

Në video ishte paralajmëruar ndeshja e radhës mes Inter – Brescia, kurse qëllimshëm ose gabimisht, Tonali shihet me fanellën e Interit.

Futbollisti 20 vjeçar, sipas medieve italiane do të jetë transferimi i radhës i ekipit, pas blerjes së Hakimi.

Conte e dëshiron futbollistin e Brescia Tonali, që në Itali konsiderohet si Prilo-i riu.

Insajderi.com