Raportohet se Brescia më në fund e ka pranuar ofertën e Interit për mesfushorin Sandro Tonali.
MEdiat në Itali, raportojnë se Interi pritet ta transferojë Tonalin në formë huazimi me obligim të blerjes prej 30 milionë euro, plus bonuset, transmeton Insajderi.
Gazetari i SportItalia, Alfredo Pedulla raporton se presidenti i Brescias, Massimo Cellino, e ka pranuar marrëveshjen për huazimin e Tonalit me obligim të blerjes, si dhe ka kërkuar 5 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.
Raportohet se Tonali gjithashtu e do transferimin tek Interi, përderisa gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se edhe Milani është i gatshëm të bëjë të njëjtën ofertë./Insajderi.com.