Toni Kroos: E merituam titullin

Toni Kroos: E merituam titullin

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka dhënë deklaratë pas fitimit të titullit në La Liga, titull ky i shumë kërkuar edhe nga lojtarët.

“La Liga ishte prioriteti ynë që nga fillimi i sezonit, pasi nuk e arritëm në tre vitet e fundit. Ndjej se e kemi merituar plotësisht titullin në këtë sezon, pasi në 11 ndeshjet e fundit, ne luajtëm si të ishin 11 finale. Mbrojtja e jonë është përmirësuar bindshëm në këto ndeshjet e fundit, pasi kemi pranuar shumë pak gola e kemi fituar disa ndeshje me rezultat 1 me 0” tha Kroos pas ndeshjes kundër Villareal, raporton Insajderi.

Toni Kroos ka kontribuar me 4 gola në këtë sezon, nga 34 paraqitje./Insajderi.com.