
Pas eleminimit në EURO 2020 nga Anglia, Toni Kroos ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja Gjermane, shkruan Insajderi.
“Dua të fokusohem në qëllimet e mija me Real Madridin”, ishte shprehur mesfushori pas marrjes së vendimit.
Kroos debutimin me kombëtaren gjermane e bëri në vitin 2010, dhe deri atëherë ka zhvilluar 106 paraqitje, ku ka shënuar 17 gola.
Gjatë kësaj periudhe me kombëtaren, ai ka arritur të fitoj Kupën e Botës në vitin 2014./insajderi.com