Tony Blair: Coronavirusi nuk do të zhduket, duhet të mësohemi të jetojnë me të

Ish-kryeministri, Tony Blair, është shprehur skeptik ndaj përhapjes së Coronavirusit.

Tony Blair: Coronavirusi nuk do të zhduket, duhet të mësohemi të jetojnë me të

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka deklaruar se Coronavirusi nuk do të zhduket dhe duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Tony Blair ka thënë se Britania e Madhe duhet të jetë gati në rast se virusi rishfaqet në vjeshtë.

Në Britani të Madhe ka kritika ndaj Qeverisë  të Boris Johnson për vonimin në marrjen e masave izoluese.

Kryeministri, Johnson tha se Britania e Madhe do të jetë ” në rrugën e mirë të kalimit” të pandemisë nga mesi i vitit të ardhshëm, raporton BBC, transmeton Insajderi.com

Por, ai ka thënë se kohë të vështira janë përpara dhe duhet të mbajmë virusin COVID-19 nën kontroll. /Insajderi.com/