Tony Blair reformon Arabinë Saudite

Tony Blair reformon Arabinë Saudite

Ish kryeministri britanik Tony Blair ka nënshkruar një kontratë jofitimprurëse me qeverinë e Arabisë Saudite në mënyrë që ta përkrahë programin e ndryshimeve, të cilin e planifikon princi Mohammed bin Salman.

Sauditët e kanë angazhuar Institutin Tony Blair (TBI) i cili do të punojë në modernizimin dhe reformat në rajon, si dhe në zgjidhjen rajonale për procesin paqësor, shkruan sot “Telegraph” britanik.

Besohet se instituti i Blair-it për këtë punë ka marrë një donacion prej më shumë se 8,5 milionë euro, e deri tani janë paguar disa dhjetëra milionë, transmeton Insjaderi.com.

“Që të jetë gjithçka e qartë, ky është donacion për Institutin Tony Blair, e jo për Tony Blair-in personalisht, dhe gjithë këto para shkojnë në projekte”, ka thënë zëdhënësi i Institutit.

Ai ka shtuar se donacioni i sauditëve do të ceket në raportin vjetor të Institutit, mirëpo edhe ka theksuar se ai “nuk ka obligim të publikojë informatat mbi donacionet apo donatorët”.

Ish kryeministri e ka themeluar Institutin në vitin 2016, pasi ka marrë gati nëntë milionë euro donacion. Zyrat e Institutit janë vendosur nëpër gjithë botën, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, fqinjët e Arabisë Saudite./Insajderi.com.