Viti 2019 ishte një tjetër vit i jashtëzakonshëm në boks.
Andy Ruiz e Anthony Joshua u ndeshën dy herë, me meksikanin që në qershor ia mori britanikut titujt e botës e më pas Joshua i ktheu ato në dhjetor, transmeton Insporti
Në top 10-she të nokauteve hyn ai i Tyson Furyt ndaj gjermanit Tom Schwarz në muajin qershor.
Ndërkaq, një nga nokautët më brutalë ishte ai i Liam Williams në dhjetor, në meçin me Atlantez Fox.
Si noakauti i vitit shihet ai i britanikut Sam Maxwell ndaj francezit Sabri Sediri, që ishte shfaqur tejet arrogant në fund të meçit duke e konsideruar veten fitues, por Maxwell prodhoi një nokaut të papritur për ta fituar meçin.
Insporti ju sjell top 10 nokautët e vitit në videon më poshtë: