Top 5 nokautet në boks të vitit 2017 – dhe shkëlqimi i Anthony Joshuas [Video]

Top 5 nokautet në boks të vitit 2017 – dhe shkëlqimi i Anthony Joshuas [Video]

Viti 2017, ishte një vit i paharrueshëm në botën e boksit – i cili do të mbahet mend gjatë në memorien e sportdashësve.

Disa nga boksierët më të mirë në botë, na kujtuan se sa të rrezikshëm janë, duke dhuruar nokaute brutale.

Por, heroi i vitit është Anthony Joshua, i cili arriti që të shpallej kampion bote i peshave të rënda, shkruan Insajderi

Boksieri britanik, dhuroi spektaklin e vitit, ku në muajin prill e mposhti me nokaut legjendën e këtij sporti, Wladimir Klitschko, për ta fituar titullin e kampionit të botës.

Joshua e mposhti Klitschkon me nokaut pas 11 rundeve në prani të 90.000 shikuesve në Wembley, për t’u shpallur kampion i peshave të rënda në IBF, WBA and IBO.

28-vjeçari arriti që ta mbrojë titullin e tij, kur e mposhti 37-vjeçarin Carlos Takam në Cardiff, në muajin tetor.

Por, cilat ishin nokautet e vitit 2017 në boks? Më poshtë keni listën e top 5 fitoreve me nokaut. /Insajderi

5. Floyd Mayweather nokauton Conor McGregorin

https://www.youtube.com/watch?v=8WbLweFmVxI

4. Triumfi Gervonta Davis ndaj Liam Walsh

3. Daniel Dubois mposht AJ Carterin me nokaout brenda 45 sekondave

2. Nokautimi i Deontay Wilder ndaj Bermane Stiverne në rundin e parë

1. Anthony Joshua mposht Wladimir Klitschon dhe shndërrohet në legjendë