Top golashënuesi i Superligës kërkohet nga dy klube në Serie A

Top golashënuesi i Superligës kërkohet nga dy klube në Serie A

Golashënuesi më i mirë momentalisht në Superligën e Kosovës në futboll, Mirlind Daku, ka rënë në radarët e dy skuadrave italiane që bëjnë gara në Serie A, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes italiane “Calciomercato.it”, bomberi kosovar, i cili ka realizuar 15 gola në tetë ndeshje me skuadrën e Ballkanit, ka përfunduar në radarët e Lazios dhe Torinos.

Statistikat e frikshme të sulmuesit, kanë joshur dy klubet italiane, ku shumë lehtë në merkaton e janarit, mund të shohim Dakun në njërin nga këto dy klube.

Te të dyja klubet, nëse do transferohej, do të takonte Mërgim Vojvodën te Torino, ose Vedat Muriqin te Lazio.

Kujtojmë që Daku kishte një eksperiencë në Kroaci te Osijek, por nuk arriti të linte gjurmë. /Insajderi.com