Top ndeshjet e sotme, në top ligat e Evropës

Top ndeshjet e sotme, në top ligat e Evropës

Tifozët e futbollit sonte do të kenë mjaftueshëm ndeshje për ta rregulluar disponimin e tyre. Premier League, La Liga dhe Serie A sonte zhvillojnë disa nga ndeshjet e tyre.

Në Premier Ligë sonte kemi 3 ndeshje, Crystal Palace vs Chelsea dhe Watford vs Norwich janë 2 ndeshejet që do të fillojnë nga ora 19:00, ndërsa nga ora 21:15 zhvillohet derbi i natës në mes të Arsenal dhe Leicester, raporton Insajderi

Valencia vs Valladolid që fillon nga ora 19:30 dhe Celta Vigo vs Atletico Madrid nga ora 22:00, janë 2 ndeshjet e parapara për sonte në La Liga.

Ac Milan vs Juventus është derbi i të gjitha ligave sonte në Evropë. Ndeshja luhet nga ora 21:45 në San Siro. Ndeshja tjetër në Serie A, është ajo në mes Lecce dhe Lazio që luhet nga ora 19:30./Insajderi.com