Top prioriteti i Barcelonës

Top prioriteti i Barcelonës

Eric Garcia i Manchester Cityit është bërë synimi kryesor dhe top prioriteti i Barcelonës për afatin kalimtar të janarit, shkruan Sport, njofton Insajderi.

Kjo edhe për shkak të lëndimit të Gerard Pique, që pritet të mungojë deri në fund të sezonit.

Gjigantët e La Ligas duan ta zëvendësojnë Piquen, pikërisht me një tjetër produkt të akademisë së tyre të famshme La Masia.

Mbrojtësi Garcia hapat e parë i kishte marrë pikërisht në këtë akademi./Insajderi.com