Topalli shënon gol për Malatyaspor, feston me simbolin e shqiponjës

Topalli shënon gol për Malatyaspor, feston me simbolin e shqiponjës

Jetmir Topalli ka shënuar golin e parë me Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë. Goli i 22 vjeçarit ishte vendimtar pasi i dha barazimin skuadrës së tij ndaj Goztepe në minutën e fundit të takimit. Ky gol ishte i vlefshëm për shqiptarin, pasi ndodhi pikërisht në 28 nëntor, që është festa e pavarësisë së Shqipërisë, njofton Insajderi.

Në një intervistë dhënë për Indeksonline, Topalli u shpreh i lumtur për golin, ndërsa ja dedikon golin të gjithë shqiptarëve, pasi ka shënuar në Ditën e Flamurit.

“Ky gol ka qenë sot për ditën e flamurit. Kam qenë i motivuar sot për shkak të festës dhe festova me shqiponjë. Jam ndierë shumë mirë pasi ka qenë goli i parë në Superligë. Nuk kam pas shumë minuta, jam mundur që në atë pak kohë me i kry detyrat që mi jep trajneri me dhënë maksimumin. Falë Zotit qëllova në vendin e duhur dhe shënova”, ishin fjalët e Topallit pas takimit. /Insajderi.com