Leo Messi është kurorëzuar me Topin e Arët për herë të gjashtë të hënën në mbrëmje.
Ylli argjentinas fitoi të gjashtin “Top të Artë�" />

Topi i Artë – kështu votoi gazetari nga Shqipëria

Topi i Artë – kështu votoi gazetari nga Shqipëria

Leo Messi është kurorëzuar me Topin e Arët për herë të gjashtë të hënën në mbrëmje.

Ylli argjentinas fitoi të gjashtin “Top të Artë” në karrierë, duke e lënë rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon një hap mbas.

Kapiteni i Barcelonës bëhet rekordmen në këtë drejtim, ngjitet në “Olimpin” e futbollit botëror të të gjitha kohërave.

Messi është vlerësuar më shumë se rivalët e tjerë nga gazetarët sportivë. Ndër ta, të drejtë vote kanë pasur edhe dy shqiptarë, nga Tirana e Prishtina.

Për Shqipërinë ka votuar Besnik Dizdari, i cili ka përzgjedhur CR7 si të parin, Virgil Van Dijk të dytin dhe fituesin, Lionel Messi, të tretin. Dy të votuarit e tjerë në pesëshen e Dizdarit janë dy kampionë Evrope me Liverpoolin: Alisson dhe Mohamed Salah.

Nga Kosova, të drejtë vote për këtë çmim ka pasur Bajram Shala i RTV 21.