Torino vendos për të ardhmen e Vojvodës

Torino vendos për të ardhmen e Vojvodës

Mërgim Vojvoda u bashkua me Torinon në merkaton e verës, teksa në sezonin e parë në Serinë A, ka treguar paraqitje të shkëlqyera, njofton Insajderi.

Të kënaqur me paraqitjet e futbollistit të Kosovës, drejtuesit e Torinos tashmë e kanë marrë vendimin për të ardhmen e mbrojtësit. Vojvoda do të vazhdojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin tjetër.

Torinezët nuk duan ta largojnë dhe kanë vendosur që ai të jetë ndër shtyllat kryesore, ku do të ndërtohet ekipi i sezonit të ri. 26-vjeçari u bashkua në fillim të sezonit Torinos, nga skuadra belge e Standard Liege. /Insajderi.com