Toronto “leksion” Detroitit, vazhdon kriza për Golden State [Video]

Toronto “leksion” Detroitit, vazhdon kriza për Golden State [Video]

Skuadra kampione e Toronto fitoi 112-99 ndaj Detroit, duke qëndruar mes skuadrave elitare në Konferencën e Lindjes.

Tjetër ndeshje e mirë e Siakam, që realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Serge Ibaka me 25 pikë e 13 rebound.

Skuadra e Boston, falë 32 pikëve të Walker, 26 të Brown dhe 24 të Tatum mposhti me përmbysje 109-103 Dallas.

Nuk zhgënjen skuadra e Denver, forca e tretë në Perëndim, që mundi 113-104 Orlando, ndeshje ku diferencën në parket e bëri Murray, autor i 33 pikëve.

Skuadra nënkampione e Golden State vazhdon formën negative këtë sezon, teksa pa yjet e saj humbet sërish. Warriors u mundë 122-112 nga Portland (Lillard 31 pikë e 13 asist si dhe McCollum 30 pikë).

Befason Miami, që mposhti 108-104 Philadelphia jashtë fushe, sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund. Ndeshje e mirë e Nunn, që realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Adebayo me 23 pikë.

Chicago fitoi 110-109 ndaj Washington pas kohës shtesë (Markkanen 31 pikë), ndërsa Oklahoma mundi me përmbysje 126-122 Memphis (Schroder 31 pikë). /Telesport/

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 100-98

Detroit – Toronto, 99-112

Philadelphia – Miami, 104-108

Washington – Chicago, 109-110

Minnesota – New Orleans, 99-107

Oklahoma – Memphis, 126-122

Denver – Orlando, 113-104

Dallas – Boston, 103-109

Portland – Golden State, 122-112