Torres kalon në City për 23 milionë euro

Torres kalon në City për 23 milionë euro

Manchester City kanë nënshkruar me lojtarin e krahut të Valencias, Ferran Torres, në një marrëveshje që ka kapur shumën e 23 milionë eurosh, njofton Insajderi.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga qyteti i Manchesterit dhe do t’u bashkohet djelmoshave të Pep Guardiolas, në sezonin 2020-21.

Kontrata parasheh që Valencia të pranojë edhe mbi 10 milionë euro të tjera në reklama për spanjollin./Insajderi.com