
Ekipi londinez i Tottenham Hotspur ka fituar ndeshjen ndaj Leeds United me shifrat 3:0 në kuadër të javës së 17-të në Premier League, njofton Insajderi.
Dy golat e parë në ndeshjen ekipi i Mourinho-s i shënoi që në pjesën e parë.
Autor të golave ishin Harry Kane (29’) nga pika e bardhë dhe sulmuesi koreano-jugor Heung-Min Son (43’). Ndërsa, golin e tretë londinezët e shënuan në pjesën e dytë, me mbrojtësin belg Toby Alderweireld (50’).
Në minutat shtesë të ndeshjes, Doherty u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Tottenham-in me 10-të lojtarë në fushë.
Me këtë fitore, Tottenham ngritet në vendin e tretë në tabelë me 29 pikë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 11-të me 23 pikë. /Insajderi.com