
U luajtën ditën e sotme dy sfidat e vlefshme për javën e 26-të të Premier League, njofton Insajderi.
Tottenham i Jose Mourinho-s dhe Everton i Ancelotti-t, triumfuan minimalisht në transfertë, respektivisht kundër Fulham-it dhe West Bromwich-it.
Skuadra londineze iu fal autogolit të shkaktuar nga Adarbaioyo në minutën e 19-të, ndërkohë që për Evertonin golin e fitores e shënoi Richarlison (65’).
Për sa i përket klasifikimit, tani “Spurs”-at janë katër pikë larg zonës Champions, që mbahet nga Evertoni. Duket se këto dy skuadra do të luftojnë deri në fund të kampionatit për një biletë në Champions League. /Insajderi.com