Tottenham eliminon Wolfsberger nga Europa League

Tottenham eliminon Wolfsberger nga Europa League

Tottenham Hotspur është skuadra e parë që siguron kualifikimin për 1/8-at e Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Sfida e kthimit me austriakët e Wolfsberger ishte thjesht një formalitet për londinezët të cilët triumfuan lehtësisht 4:0 (në total 8:1).

Dele Alli me supergol në pjesën e parë (11’), pastaj në pjesën e dytë, nikoqirët shënuan edhe tre herë të tjera. Së pari Carlos Vinicius (50’) dyfishoi rezultatin, teksa uellsiani Gareth Bale shënoi të tretin për vendasit (73’), ndërsa në fund realizoi përsëri Carlos Vinicius (83’) me golin e dytë personal në takim.

Me këtë triumf, Tottenham kalon në 1/8 në Eorpa League, ndërkohë, 15 skuadrat e tjera do të saktësohen nesër. /Insajderi.com