
Tottenham Hotpsur rikthehet tek fitorja pas dy ndeshjesh, ku triumfoi me “poker” në “Tottenham Hotspur Stadium” me rezultatin e lartë prej 4:0 ndaj Burnley-t, njofton Insajderi.
Dy heronjtë e sfidës ishin Gareth Bale i cili realizoi dy gola në minutat dy dhe të 55-të dhe koreano-jugori Heung-Min Son i cili asistoi dy herë për golat e sulmuesit uellsian.
Më pas dy golat e tjerë u shënuan nga kapiteni i Anglisë, Harry Kane, në minutën e 15-të dhe Lucas Moura në minutën e 31-të.
Me këtë sukses skuadra e Jose Murinho-s klasifikohet në vendin e tetë në kuotën e 39 pikëve. /Insajderi.com