Sonte, duke filluar nga 19:00 ekipi londinez i Tottenham Hotspur pret ekipin e Southampton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të kampionale në Premier League, njofton Insajderi.
Në shtëpinë e ‘Spurs kanë ndodhur disa zhvillime kohët e fundit, ku kanë shkarkuar nga detyra e trajnerit portugezin Mourinho, ndërsa si trajner kanë zgjedhur ish-lojtarin e tyre, anglezin 29 vjeçar Rayan Mason. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Mason si trajner i një klubi të madh, pasi më parë kishte trajnuar grupmoshat e reja të Tottenhamit.
Aktualisht Tottenham ndodhet në vendin e shtatë me 50 pikë, ku me një fitore eventuale do të hynte në luftë për zonën Champions League, ndërsa Southampton ndodhet në vendin e 14-të me 36 pikë, ku mysafirët akoma nuk kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Mason ka vendosur ekipin e tij në skemën 4-3-3, për dallim nga Mourinho që luante me skemë 4-2-3-1.
Miqtë në anën tjetër, rreshtohen me formacionin 4-4-2.
Tottenham: Lloris; Aurier, Alderwireld, Dier, Reguilon; Lo Celso, Hoejbjerg, Ndombele; Lucas Moura, Heung-Min Son, Gareth Bale.
Southampton: McCarthy; Salisu, Vestergaard, Bednarek, Walker-Peters; Tella, Armstrong, Ward-Prowse, Walcott; Ings, Adams. /Insajderi.com