
Tottenham Hotspur, ka mposhtur me rezultat 2:0 ekipin që bënë gara në Championship, Brentford, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Ligës, njofton Insajderi.
Epërsinë e parë ekipi i Mourinho-s e krijoi me mesfushorin francez Moussa Sissoko (12’), teksa golin e sgurisë londinezët e shënuan në pjesën e dytë.
Autor i golit ishte sulmuesi koreano-jugor, Heung-Min Son (70’).
Në minutën e 84-të, mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi Joshua Dasilva u ndëshkua me karton të kuq.
Në finale, Tottenham pret fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet të mërkuren mes Manchester United dhe Manchester City-t me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com