
Skuadra e Tottenhamit ka vazhduar formën jo të mirë, kësaj radhe duke u mposhtur në shtëpi nga Aston Villa me rezultatin 1-2, njofton Insajderi.
Tottenhami kaloi në epërsi herët në pjesën e parë, kur Bergwijn shënoi për 1-0, mirëpo Aston Villa përmbysi rezultatin qysh në pjesën e parë me një autogol të Reguilonit dhe një gol të Watkinsit.
Me këtë humbje, Tottenhami mbetet në kuotën e 59 pikëve, ndërsa pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, tani rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Europa League. /Insajderi.com