Tottenham në bisedime me Nuno Santo

Tottenham në bisedime me Nuno Santo

Trajneri portugez, Nuno Espirito Santo është emri i fundit i cili është duke u përfolur për të marrë drejtimin e Tottenham, pasi kishin dështuar bisedimet me Antonio Conten, Gennero Gattuson e Paulo Fonseca, shkruan Insajderi.

Ish-trajneri i Wolves, është në bisedime për të marr detyrën e të parit të Spurs.

Skuadra angleze ka qenë në kërkim të një menaxheri që nga shkarkimi i Jose Mourinhos në prill, me Ryan Mason që u emërua si trajneri i përkohshëm.

Tottenham ishte i lidhur me disa kandidat për të marr këtë post, me Nunon si emrin e fundit për të marr drejtimin e klubit./insajderi.com