Tottenham nuk e shet Kane pa 150 milionë euro

Tottenham nuk e shet Kane pa 150 milionë euro

150 milionë euro është çmimi që Tottenham ka vendosur që ta lirojë sulmuesin, Harry Kane.

Goal ka shkruar se klubi nga Londra ka bërë me dije se kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur të paguhet një shumë e konsiderueshme parash.

Kane ka shkëlqyer në Premier League këtë edicion duke shënuar 13 gola.

Për të janë të interesuar shumë skuadra të mëdha evropiane. /Insajderi.com